Kushdo që është në pritje të një fëmije, e di shumë mirë që një ndër shqetësimet, por edhe gëzimet e kësaj periudhe, është zgjedhja e emrit. Shumë prindër mendojnë që emri nuk është aspak përcaktues për të ardhmen e një fëmije, kurse të tjerë i kushtojnë aq shumë rëndësi sa hartojnë lista të pafundme me emra dhe kombinime, ose thjesht ia lënë këtë mision xhaxhait, hallës, tezes apo dajës.
Vetë lajnë duart me pak fjalë. Por, ja që edhe këta të deleguarit nuk e kanë aq të lehtë. Ermal Mamaqi është bërë sërish xhaxha dhe si një trim i mirë me shokë shumë, më saktë me followers shumë, ka kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një emër për mbesën. Ai ka publikuar një foto të Amit, më e qeshur se kurrë, teksa mban në krahë të voglën e familjes dhe kaq ka mjaftuar që të vërshojnë komentet.