U arrestuan nga policia zviceriane, ky është “reagimi” i Soni Malaj dhe Don Phenom

Miks Albania

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare janë ndaluar nga policia zviceriane më 13 prill dhe u mbajtën në Komisariat për 48 orë. Ndër emrat e përmendur ishin Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu.

Ky lajm ka sheqtësuar fansat e këngëtarëve që i ndjekin rregullisht në koncerte, por si Soni Malaj dhe Don Phenom e kanë parë të arsyshme të mos bëjnë një reagim konkret për ngjarjen, por kanë vijuar aktivitetin e tyre normalisht në rrjetet sociale.

Këngëtari Labinot Rexha, i cili do të këndonte gjithashtu në koncertin e 13 prillit tha për mediat në Kosovë se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend. Ai tha se është i pajisur me nënshtetësi zviceriane.

Ai tha se kolegët e tij u ndaluan për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar. Rexha tha se këngëtarët mund të ndëshkohen me ndalesë deri në 10 vite për të performuar në Zvicër.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.