U arrestua sot, ish-shefi i Operacionales në akuzë për nxjerrjen e sekretit hetimor

Ish-shefi i policisë, Oltion Bistri i arrestuar këtë të enjte pas një megaoperacioni të SPAK, akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre.

Pak ditë më parë ai ishte shkarkuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policinë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, ndërsa kohët e fundit mbante detyrën e Specialistit të Drejtorisë së Krimeve në Volum.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.