U akuzua për ngacmim seksual, vendoset shirit në zyrën e profesor Xhevat Krasniqit

Miks Albania

Lëvizja Feministe Studentore në Kosovë ka vendosur në derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, disa shirit me të cilët zyra e tij është cilësuar si skenë krimi.


Kjo lëvizje thekson se ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, shkruan KosovaPress.


“Ai është pezulluar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai nuk mund të vazhdoj të mbaj ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar. Ngacmimi seksual është krim”, thuhet në reagim.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.