13-vjeçari i aksidentuar rreth orës 17:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Miras – Sinicë është drejtuar drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar pasi gjendja e tij është tepër e rëndë.
Policia bën me dije se 13 vjeçari banues në fshatin Miras ka qenë duke drejtuar një motor pa targa dhe ka patur mbrapa dhe vëllain e tij, gjendja e këtij të fundit paraqitet e stabilizuar.
Sipas policisë 13 vjeçari ka qenë duke lëvizur pa qenë i pajisur me skafandër në kokë kur është përpplasur nga një mjet duke i lënë të dy vëllezërit e plagosur.
13 vjeçari është dërguar me helikopter të Traumës drejt kryeqytetit.