“Turp të kesh”, çfarë e “mërziti” Luizin gjatë intervistës me Ramën 

Në episodin e radhës të “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka ftuar kryebashkiakun e ri të Shkodrës Benet Beci dhe fituesin e Big Brother 2 Luiz Ejllin, e cila nuk ka kaluar pa batuta.

Në hapje, Rama tha se nuk ka ndjekur asnjë ditë Big Brother, ndërsa Luizi ia kthen duke i thënë “Turp të kesh”.

Pjesë nga biseda:

Kryeministri Edi Rama: Ky episod besoj unë është i veçantë. I veçantë sepse ka dy personazhe shumë të veçantë. Njëri, një fenomen befasues dhe i befasishëm i këtij viti dhe tjetri një befasi e befasishme e kësaj jave.

Jam këtu me atë që shkatërroi gjumin e nuk e di sesa familjeve dhe të cilin e takoj për herë të parë, me përjashtim të disa pamjeve sporadike, por jo tek vrima e çelësit ku gjithë të tjerët ju qepen dhe nuk ju ndanë, sot e kam përballë për herë të parë, Luizi juaj. Mirë se erdhe!

Luiz Ejlli: Mirë se ju gjej!

Kryeministri Edi Rama: Ndërkohë, tjetri është Beneti, i cili thuhet se e ka ndihmuar Luizi. Kështu thotë Luizi të paktën, por për mua kjo mbetet e gjitha për t’u sqaruar.
Unë nuk kam parë asnjëherë asnjë minutë Big Brother në jetën time.

Luiz Ejlli: Turp të kesh.

Kryeministri Edi Rama: E diskutojmë këtë, por dua që tani që nuk ke as fitore për të korrur, as konkurrentë për të nxjerrë jashtë, kështu që mund të jesh edhe më i sinqertë se zakonisht. A kishe parë Big Brother ndonjëherë përpara se të futeshe në Big Brother?

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.