Turisti çek hidhet me parashutë dhe pëson arrest kardiak në ajër, gjendet i vdekur në Palasë

Një ngjarje e rëndë raportohet pasditen e kësaj të mërkure nga Himara, ku ka humbur jetën një turist çek. Sipas Policisë, 70 vjeçari është hedhur me parashutë dhe gjatë fluturimit ka pësuar arrest kardiak.

Për pasojë, turisti ka humbur kontrollin e parashutës dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.