E Fundit/ Turisti bie në greminë në Qafën e Valbonës

Një turist ka humbur jetën sot pasi u aksidentua gjatë kalimit në shtegun malor që lidh Thethin me Valbonën.

Ngjarja ndodhi në zonën e Qafës së Valbonës, ku ai dyshohet se ka rënë në një humnerë. Miqtë e turistit njoftuan menjëherë policinë, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit u nisën në vendngjarje.

Pas kërkimeve, ai raportohet se u gjet pa shenja jete.

Lajmi në përditësim…

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.