Tuneli i Llogarasë, Rama tregon shifrën e makinave që kanë kaluar që kur u hap

miksnews.al

Që nga dita e hapjes të premten e 5 Korrikut e deri më sot, në tunelin e Llogarasë llogariten të kenë kaluar përmes tij 41 mijë automjete. Shifrat i jep kryeministri Edi Rama, që ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe një video.

“Tuneli i Llogarasë – 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në vetëm 48 orët e para tunelin e kaluan mbi 22 mijë makina. Pjesa dërmuese e tyre kanë qenë më pushues të cilët kanë zgjedhur që fundjavë ta kalojnë në destinacionet kryesore të rivierës joniane si Palasa, Dhërmi apo Himara.

I cilësuar si një ndër investimet më të rëndësishëm infrastrukturor në jug të vendit, ky tunel pritet t’i japë një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës.

Tuneli shkurton në vetëm 10 minuta kalimin e Llogarasë nga 40 minuta që kalohej deri më tani. Ai do jetë i hapur vetëm gjatë sezonit turistik dhe më pas do të mbyllet për të përfunduar të gjitha punimet me qëllim që të jetë gati me të gjitha parametrat gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë këtij sezoni kalimi në tunel do jetë pa pagesë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.