Një studim i ri zbulon se përjetimet në fëmijëri, sidomos ato të vështira si trauma apo stresi, nuk harrohen nga trupi. Ato lënë gjurmë që ndikojnë në sistemin nervor edhe kur rritemi – madje
Studiuesit analizuan të dhënat nga projekti FinnBrain dhe zbuluan se meshkujt që kishin kaluar trauma të forta në fëmijëri, kishin ndryshime të veçanta në përbërjen e spermës së tyre. Këto ndryshime ndikonin gjenet që lidhen me zhvillimin e trurit, si CRTC1 dhe GBX2.
Kjo do të thotë se stresi apo dhuna e përjetuar në fëmijëri nuk ndikon vetëm në shëndetin mendor dhe fizik të vetë personit, por mund të ndikojë edhe në mënyrën si zhvillohet truri i fëmijëve të tyre.
Ky zbulim tregon sa e rëndësishme është që fëmijët të mbrohen nga trauma dhe të kenë mbështetje për shëndetin mendor që në moshë të vogël. Sepse ajo që ndodh në fëmijëri, trupi nuk e harron – dhe ndonjëherë e tregon edhe në brezin tjetër.