Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar që u vra nga algjeriani Fatah Melloul, është marrë nga morgu i spitalit italian dhe është nisur drejt Shqipërisë.
Mediat italiane raportuan se trupi i pajetë i të riut shqiptar është marrë në morg rreth orës 14. Arkëmorti i 23-vjeçarit doli nga morgu nën duartrokitjet e miqve të tij.
Makina që mbante arkëmortin është nisur drejt portit, ku në orën 17:00 anija do të niset për në Shqipëri për të sjellë 23-vjeçarin në atdhe, ku do të prehet.
Kujtojmë se Bitri mbeti i vrarë teksa ndërhyri në një konflikt për të mbrojtur mikun e tij italian dhe u qëllua me shtizë peshkimi nga 27-vjeçari algjerian.