Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën

Miks Albania

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja shkatërruese nëse tenton të ndalojë qarkullimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një deklarate në Truth Social, Trump deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm të godasë 20 herë më fort se deri më tani.

“Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës, do të goditet nga SHBA 20 herë më fort. Do të shkatërrojmë objektiva që do ta bëjnë të pamundur rindërtimin e Iranit si komb. Vdekja dhe zjarri do të mbretërojnë mbi ta”.

Këto deklarata sollën një reflektim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare, pasi çmimet e naftës pësuan rënie.

Nga ana tjetër, Teherani ka mbyllur çdo mundësi për marrëveshje. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, deklaroi se bisedimet me Uashingtonin nuk janë më në axhendë, duke cituar atë që ai e quajti “përvojë të hidhur” nga marrëveshjet e kaluara.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.