Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, ish-presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se Izraeli duhet të godasë objektet bërthamore të Iranit në përgjigje të breshërisë së fundit të raketave të Republikës Islamike.
Ata pyetën Biden: “Çfarë mendoni për Iranin? A do ta godisnit?” Dhe ai thotë: “Për sa kohë që ata nuk godasin lëndën bërthamore”. Edhe unë thashë Kjo është gjëja që ju dëshironi të godisni, apo jo. “Unë mendoj se ai e ka gabim atë që ju duhet të godisni?” Kur ata i bënë këtë pyetje, përgjigjja duhet të ishte, “Godisni bërthamën së pari, dhe shqetësohuni për pjesën tjetër më vonë”. Por ne do të zbulojmë cilatdo qofshin planet e tyre”.
Trump kritikoi presidentin Joe Biden që u shpreh kundër një sulmi që synonte objektet bërthamore të Iranit ndërsa theksoi se duhet që të gjitha vendet të jenë të përgatitura për kundërpërgjigjen e Izraelit.
Ndërkaq Zëvendëspresidentja Kamala Harris u takua me liderët arabo-amerikanë dhe myslimanë në Flint, Michigan.
Takimi ishte një përpjekje për të afruar më shumë votuesit myslimanë dhe arabë, të cilët mbështetën demokratin Joe Biden në vitin 2020. Harris shprehu shqetësimin e saj edhe për shkallën e vdekjeve në Gaza dhe zhvendosjen në Liban.