Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës. Mediet në Kosovë bëjnë me dije se një grua është vrarë në dhe autor i dyshuar është bashkëshorti i saj.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:15 në rrugën “Bill Clinton”.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia me ekipin mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e gruas.
Nuk dihen më shumë detaje për identitetin e viktimës.
Autori i dyshuar është vënë në pranga.
“I dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Pejë”, deklaroi Driton Rugova nga policia rajonale e Pejës.