Tronditëse në Korçë/ Shkon te vajza dhe hidhet nga kati i katërt

Një ngjajre e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë.

Bëhet me dije se një burrë i moshuar është hedhur nga kati i katërt i një banese, teksa kishte shkuar për vizitë tek vajza e tij.

Ngjarja ndodhi këtë të premte rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18, Korçë, ku dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit (ku banon vajza e tij) shtetasi P. H., rreth 75 vjeç.

I moshuari ka shpëtuar, por ai u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Shërbimet e ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari, vuan nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.