Pronarët e godinës ku ndodhi tritoli një natë më parë në Fushë-Krujë janë marrë në pyetje.
Mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt. Ndërkohë të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe qiraxhiu që ka marrë me qira godinën që e shfrytëzon ambientin për mobilerinë.
Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd. Pisa kryesore që po hetohet për vendosjen e tritolit është konkurrenca mes bizneseve në zonë.
Njoftimi i policisë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.