Policia ka arrestuar një nga autorët e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e së shtunës në Kamëz, ku një lokali të marrë me qira nga një 24-vjeçar iu vendos një sasi tritoli.
Bëhet fjalë për një 58-vjeçar me inicialet B. M., i cili sipas policisë është një nga autorët e vendosjes së lëndës plasëse në rrugën Donald Tramp në Kamëz.
Nga hetimet, ka rezultuar se targat e automjetit tip “Audi” që u përdor në këtë ngjarje janë në pronësi të personit të arrestuar.
Dyshohet se ai mund të ketë qenë shoferi, ndërsa burime nga grupi hetimor thonë se është pranë identifikimit dhe personi që shfaqet në video teksa vendos lëndën plasëse jashtë lokalit.