Tritol banesës së 32-vjeçarit në Vaun e Dejës

Miks News

Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin “Bushat” të Vaut të Dejës. 

Mësohet sasia e eksplozivit është hedhur në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 32 vjeç.

Sasia ka qenë e vogël dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.