Tregu i rrobave të përdorura në lagjen “5 Maji” në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Mësohet se në vendngjarje janë dërguar 30 forca të shërbimit zjarrëfikës me 6 automjete. Flakët kanë nisur prej më shumë se 30 minutash. Deri më tani, raportohet për dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo për të lënduar.
