Bota e futbollit është tronditur thellë këtë mëngjes nga lajmi tragjik për vdekjen e Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpoolit, i cili ka humbur jetën në një aksident trafiku në provincën spanjolle të Zamora.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së enjtes, në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën e Sanabrias, shkruan Marca.
Në aksident humbi jetën edhe vëllai i tij, André Jota, 26 vjeç, gjithashtu futbollist profesionist, i cili aktivizohej me skuadrën portugeze Penafiel. Sipas dëshmitarëve që njoftuan shërbimet emergjente, makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe më pas u përfshi nga flakët, duke shkaktuar edhe një zjarr të përhapur në vegjetacionin përreth.
