Tragjike! Ra nga ura 10 metra e lartë, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi.

Një vajzë 14-vjeçare shqiptare është rrëzuar nga një urë 10 metra e lartë. Si pasojë, e mitura  ka ndërruar jetë.

Fillimisht, ajo u transportua me urgjencë me autoambulancë në spitalin e Katerinit, por për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët vendosën që të dërgohej në spitalin “G. Gennimatas” në Selanik dhe më pas në spitalin “Ippokrateio”, shkruajnë mediat greke.

Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë zbardhur plotësisht

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.