Tragjike në Tetovë! 60 vjeçari vret dy kushërinjtë për një vend parkimi

Një 60 vjeçar ka vrarë dy kushërinjtë e tij në Bërvinicë të Tetovës rreth orës 14:10 këtë të Mërkurë. Sipas Klan Macedonia, ai ka plagosur dhe dy persona të tjerë. Mësohet se shkak është bërë një vendparkim, për të cilin kishin pasur konflikte dhe më herët.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, bën me dije policia e Maqedonisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.