Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme në Mat.
Një 22-vjeçar është mbytur në një lumë, pranë Shkopetit.
Raportohet se i riu dyshohet të ketë qenë duke u larë në lumë bashkë me disa kushërinj të tij.
Sipas burimeve nga policia, trupi i të riut është nxjerrë nga banorët e zonës dhe policia.