Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në Maliq, ku zjarri ka përfshirë një banesë dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Nëna e dy fëmijëve, M. A. ka ndërruar jetë nga asfiksia. Ndërsa të miturit, 14 dhe 6 vjeç ndodhen në spitalin e Korçës pasi kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Njoftimi i policisë:
Maliq / Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.
Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.
Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
