Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fushë Krujë, ku një 92-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori”, ku i moshuari ka ndërruar jetë pasi shtëpia e tij ka marrë flakë, ndërsa ai e ka pasur të pamundur të dalë pasi ishte dhe i sëmurë.
Ai jetonte i vetëm, ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një ngrohës elektrik, të cilin ai e përdorte për ngrohje.