Tragjedia në Paskuqan, flet e afërmja e viktimave: Kishin një vajzë 3 muajshe, Ramazan Hutra e rrihte gruan

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë ku shtetasi Dan Hutra qëlloi me kallashnikov brenda shtëpisë së familjes së ish-bashkëshortes, duke lënë të vdekur dy persona si dhe tre të plagosur.

Në një prononcim për mediat ka folur edhe një nga e afërmet e familjes së ish-bashkëshortes së Ramazan Hutrës, ku ka treguar se autori ishte fqinj me familjen e ish-gruas dhe kishte probleme të shëndetit mendor.

Ajo tregoi se ai ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj saj, teksa më tej theksoi se Ramazan Hutra dhe ish-bashkëshortja ishin martuar vitin e kaluar në verë dhe ishin bërë prindër të një vogëlusheje tre muaj më parë.

iKur u martua vajza shkuam në dasmën dhe i thshë vëllezërve që ky ka një gjë, pasi ai nuk lëvizte, e ka një gjë por nuk e di se çfarë është. Dasma u bë vjet. Ishte i keq, e rrihte vajzën, ajo vajza ka qenë shumë e urtë.

Ajo ishte shtatzënë lindi një vajzë e ka 3-4 muaj vajzën. Familja e ish-burrit janë nga Kukësi. Dasma u bë vjet në verë. Kanë patur konflikte, ai e rrihte”, tregoi ajo.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, por paraprakisht bëhet me dije se autori rreth 40 vjeç, kishte pak kohë që ishte dalë nga burgu dhe ishte ndarë dhe nga gruaja.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar Policinë menjëherë sapo kanë dëgjuar të shtënat e armëve. Dan Hutra ka shkuar në shtëpinë ku banonte ish-gruaja e tij dhe ka hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin aty, duke lënë të vdekur ish-vjehrrin dhe një grua tjetër.

Ndërkohë, tre persona të tjerë ndodhen të plagosur në spitalin e Traumës.

Autori, është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Mercedes Benz dhe shërbimet policore janë vënë në ndjekje për ndalimin dhe prangosjen e tij.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.