Tragjedi pranë Romës, katër të vdekur nga flakët në një spital

Një spital në Itali është përfshirë nga flakët, duke rezultuar fatal për 4 persona.

Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një spital në qytetin Tivoli, në periferi të Romës, kur katër persona, dy gra dhe dy burra, humbën jetën.

Zjarri ka nisur rreth orës 10.30 të mbrëmjes në spitalin San Giovanni Evangelista, teksa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, duke evakuuar rreth 200 pacientë. Mes tyre janë shtatë fëmijë dhe një grua shtatzënë, si dhe pacientë me Covid që ndodheshin në një repart të posaçëm në objekt.

Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit kanë hequr në mënyrë të sigurt qeset e gjakut që mbaheshin për transfuzion.

Prokuroria e Tivolit ka nisur hetimet për shkakun e zjarrit, ndërsa është urdhëruar autopsia për trupat e viktimave.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.