Tragjedi në Paskuqan/ Dy të vdekur dhe tre të plagosur: Ish-dhëndri hyri në shtëpinë e gruas dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi

Dy persona të vdekur dhe tre të plagosur, anëtarë të një familje. Ky është bilanci i krimit makabër që ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Autori dyshohet se është ish-dhëndri, shtetasi i identifikuar si Dan Hutra.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, por paraprakisht bëhet me dije se autori rreth 35 vjeçar, kishte pak kohë që ishte dalë nga burgu dhe ishte ndarë dhe nga gruaja.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar Policinë menjëherë sapo kanë dëgjuar të shtënat e armëve. Dan Hutra ka shkuar në shtëpinë ku banonte ish-gruaja e tij dhe ka hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin aty, duke lënë të vdekur dy gra ende të paidentifikuara.

Ndërkohë, tre persona të tjerë ndodhen të plagosur në spitalin e Traumës. Ngjarja e rëndë ka çuar në zonën e Paskuqanit dhe kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, i cili po ndjek nga afër hetimin e strukturave dhe për të mësuar më tepër rreth reagimit të Policisë.

Autori 40 vjeç, është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Mercedes Benz dhe shërbimet policore janë vënë në ndjekje për ndalimin dhe prangosjen e tij.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.