Një shqiptar, 50 vjeç, ka humbur jetën ditën e sotme në Larisa ndërsa po kryente punë me një sharrë elektrike.
Sipas mediave greke, rreth orës 17:30, shqiptari u ngjit në një pemë për të bërë disa punë.
Por në rrethana të paqarta, ai humbi kontrollin dhe u rrëzua mbi sharrën që mbante në dorë.
Sharra i këputi këmbën dhe i dëmtoi nervin femoral, duke shkaktuar hemorragji.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, nuk ia doli.
