Tragjedi në Itali, shqiptari rrëzohet nga skela dhe humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen në vendin e punës ka ndodhur në zonën e Veronës, pasditen e djeshme. Rreth orës 16:00, mediat italiane shkruajnë se 66-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Kujtim Aliraj, humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.

6-vjeçari ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte ndërruar jetë. Kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.