Tragjedi në Greqi, shqiptari vret kunatin 33-vjeçar: Më p*rdhunoi vajzën për 9 vjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos, Greqi.

Sipas medieve greke, një 50-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë një 33-vjeçar, gjithashtu nga Shqipëria.

Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu, të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçarin, vëllanë e gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës, 9 janar, vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.

Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa viktimës është urdhëruar t’i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.