Tragjedi në Durrës, djali dhunon për vdekje nënën e moshuar

Hetimet e Prokurorisë së Durrësot kanë zbuluar një ngjarje të rëndë të dhunës në familje. Një 35-vjeçar i identifikuar si Ndriçim Sokoli mësohet se ka rrahuar për vdekje nënën e tij të moshuar.

Fillimisht ngjarja u raportua si vdekje natyrale, por hetimet e thelluara zbuluan tragjedinë.

“Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.

Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja kishte disa orë që kishte humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, raportohet se autori i ngjarjes së rëndë, djali i viktimës, vuan nga sëmundje mendore.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.