Një tragjedi dhe një mrekulli në të njëjtën kohë ka ndodhur në Alepo të Sirisë. Një grua ka arritur të sjellë në jetë foshnjën e saj nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.
Për fat të keq ajo nuk arriti të mbijetojë, ndërsa foshnja e saj po. Nga pamjet e publikuara në rrjet shihet teksa një burrë ka arritur të nxjerrë foshnjën e sapo ardhur në jetë nga rrënojat.
Ai e ka dërguar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërkohë nuk dihen më tepër detaje. https://twitter.com/Talhaofficial01/status/1622665033309200387?s=20&t=d6YdEUK4b9FgNKsqc8steA