Stuhitë e forta dhe tornadot goditën Tennessee në SHBA duke lenë të paktën gjashtë persona të vdekur ndërsa 23 persona mbetën të plagosur. Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa mijëra banorë pa energji.
Tre nga viktimat u raportuan në një periferi veriore të Nashville, kryeqyteti i Tennessee-t. Dy të rritur dhe një fëmijë u vranë në një tjetër qytet, rreth 80 kilometra në veri-perëndim. Shumë pemë, linja elektrike dhe shtëpi u dëmtuan rëndë në qytetin rural të Dresdenit.
Kryetari i bashkisë së qytetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetrrethim që do të vazhdojë edhe përgjatë të dielës. Banorëve iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa disa prej aeroporteve kryesore kanë pezulluar disa fluturime.
Stuhia erdhi gati dy vjet pasi Shërbimi Kombëtar i Motit regjistroi 41 tornado nëpër disa shtete, duke përfshirë 16 në Tennessee dhe 8 në Kentucky, ndërsa 81 njerëz humbën jetën vetëm në Kentucky.