TMERR në Patos/ Familjarët gjejnë të moshuarin të varur në kasollen pranë shtëpisë

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos, ku një i moshuar është gjetur i varur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ruzhdie, teksa viktima është një 80-vjeçar. I moshuari dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u varur në një kasolle pranë banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Patos/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Ruzhdie, Patos, në një (kasolle), afër banesës, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi N. D., rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.