Tiranë, zjarr në katin e katërt të Gjykatës së Lartë

Policia e Tiranës njofton se më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.