Tiranë/ Tentoi t’i largohej Policisë me motor, i riu përfundon në Lanë

Miks Albania

Një i ri është përfshirë në një aksident ditën e sotme teksa ndiqej nga Policia në Tiranë. Në tentativë për t’iu larguar me motor Policisë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në lumin Lana.

Personi i aksidentuar me motor, po ndiqej nga efektiv policie pasi ishte në kërkim nga Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës pasi akuzohet për mashtrim.

Janë të paktën 12 raste ku qytetarët e kishin denoncuar për këtë vepër penale. I riu pikaste të moshuar të ndryshëm ku i prezantohej si zyrtar i Bashkisë së Tiranës. Me premtimin se kanë përfituar grante nga bashkia, ai kishte arritur që ti merrte të moshuarve nga 200 deri në 800 mijë lekë të vjetra.

Raportohet se i riu ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është arrestuar menjëherë në vendngjarje dhe është dërguar në spital për mjekim.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.