Tiranë/ Nëna denoncon edukatoren se i qëlloi fëmijën, policia nis hetimi për 55-vjeçaren

Miks Albania

Një edukatore e një kopshti në Tiranë është marrë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije.

Sipas njoftimit të policisë, 55-vjeçarja është denoncuar në polici nga nëna e fëmijës.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj”.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.