Tiranë/ I moshuari hidhet nga ndërtesa e spitalit të “Sanatoriumit”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një i moshuar është vethedhur nga lartësia e spitalit të Sanatoriumit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05.

75-vjeçari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M.  K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.