Tiranë/ Grabitje në Valias, një burrë pretendon se i kanë marrë para dhe sende të tjera

Miks Albania

Një grabitje dyshohet se ka ndodhur ditën e sotme në Valias të Tiranës. Një burrë ka bërë denoncim në polici se dy persona me makinë i kanë dalë në rrugë dhe pretendon se e kanë grabitur, duke i marrë para dhe sende të tjera me vlerë.

Denoncuesi, është kontradiktor pasi herë thotë dolën në rrugë, por nga vëzhgimi që policia ka bërë deri tani nuk ka konstatuar as makina dhe as orari që ai pretendon.

Megjithatë policia po punon për ta sqaruar. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë e sajuar, ndaj dyshohet edhe deklarimi i rreme.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.