Tiranë/ 61 vjeçari var veten në një biznes, gjendet i pajetë nga kalimtarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, një 61 vjeçar dyshohet se është vetëvarur në godinën e një subjekti privat, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Kanë qenë kalimtarët ata që e kanë gjetur të pajetë 61 vjeçarin, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.12.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.