Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm ministrat e kabinetit qeveritar.
Burimet bëjnë me dije se në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, do të diskutohet për zonat periferike të kryeqytetit.
Kujojmë se javë më parë, kreu i qeverisë u caktoi detyrat ministrave e jo vetëm për t’u njohur me problematikat e qytetarëve në terren.
Puna në bashkinë Tiranë u nda në blloqe, me përfaqësues të këtij institucioni, deputetë dhe ministra.
Katër pikat kryesore për të cilat, kreu i qeverisë kërkoi mobilizim të veçantë ishin hapësirat publike, parkingjet, shërbimet dhe lejet e ndërtimit.
Ministrave u dha një rol plus, për të ndihmuar në rast problematikash.
Përshembull, në rast se ka probleme me financat, ndërhyn Ministria e Financave, me ujësjellësin ajo e Infrastrukturës, e me radhë.
