Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë pasditen e sotme (24 gusht).
Klajd Kapidani, 40 vjeç është goditur me kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla” në Tiranë.
Nuk dihet gjendja e të plagosurit dhe motivet e ngjarjes.
“Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.