Tetë orët e Blinken në Tiranë/ Takimet dhe mesazhet, çfarë solli vizita e Sekretarit të shtetit

Blinken

Sekretari i shtetit Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Bliken ka përfunduar vizitën e tij 8 orëshe në Tiranë dhe është nisur drejt aeroportit të Rinasit, për t’u larguar nga Shqipëria.

Avioni amerikan i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken preku tokën shqiptare rreth orës 11:10 minuta, ndërsa e shoqëronte zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ish ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim

Në pistën e aeroportit zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, i ngarkuari me punë i SHBA pranë ambasadës David Wisner si dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati. Pasi u akomodua, takimin e parë e zhvilloi në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë.

Në orën 14:47 minuta Blinken mbërrit në Presidencë ku zhvilloi takim me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Për 15 minuta ata zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, teksa në një deklaratë zyrtare nga Presidenca, u njoftua se pjesë e bisedës ishte rëndësia e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s. Kjo vizitë, sipas Begajt, është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Pas kësaj, Rama e Blinken u takuan te Piramida në orën 15:15, ku morën pjesë në takimin e zhvilluar brenda Piramidës, me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative.

Në Piramidën e Tiranës, Blinken u takua edhe me drejtues të sistemit të drejtësisë, përfshirë kreun e Prokurorisë së Posaçme, Antikorrupsion, Altin Dumani. Blinken përcolli edhe një mesazh për drejtësinë në vendin tonë.

“Është e rëndësishme të kuptohet se anëtarë të krimit të organizuar po përfundojnë në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe vazhdon të bëhet përpara, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa të rëndësishëm për anëtarësimi në BE dhe që populli meriton…”, tha ai.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.