Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, shkon në 11 mijë numri i viktimave

Është rritur numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, teksa vijojnë kërkimet pa pushim ditë edhe natë.

Bëhet me dije se numri i viktimave në Turqi është rritur, duke shkuar në 8,574, me gati 50,000 të tjerë të raportuar të plagosur.

Përditësimin e ka bërë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një deklaratë për media gjatë vizitës në zonat e fatkeqësive pranë epiqendrës së tërmetit.

Fatkeqësisht rritje të viktimave ka edhe në Siri, ku deri më tani raportohet se janë gjetur 2.530 persona të pajetë nën rrënoja, ndërsa mijëra të tjera janë plagosur. Pritet që numri i viktimave dhe plagosurve të rritet pasi ka ende qytetarë nën rrënoja.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.