Historia e një vajze 6-vjeçe të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Hatay të Turqisë është bërë virale në mbarë botën.
Mediat turke kanë publikuar historinë 6-vjeçares, e cila tregoi se është ushqyer nga një burrë me rroba dhe mjekër të bardhë gjatë ditëve që ka qëndruar nën rrënoja.
E pyetur nga një gazetar nëse kishte pasur uri gjatë qëndrimit prej tre ditësh nën rrënoja, ajo u përgjigj duke thënë se kishte ngrënë. Ajo çka e vërteton historinë e të voglës, është fakti se analizat tregojnë se trupi i saj ka pasur proteinat e nevojshme.