Tërmeti në Turqi dhe Siri, regjistrohen 36 mijë viktima

Ka shkuar mbi 36 mijë numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë një javë më parë.

Ekipet kërkim-shpëtimit janë ende duke punuar për të shpëtuar viktimat që mund të jenë të gjalla nën rrënoja, megjithëse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet kanë paralajmëruar se shanset për të gjetur të mbijetuar po bëhen gjithnjë e më të pakta.

Më herët punonjësit e shërbimit të urgjencës shpëtuan një grua pas 175 orësh nën rrënoja në Hatay.

Më herët pas 167 orësh, një burrë u shpëtua nga mbeturinat në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë jugore. Në videon e shpërndarë nga CNN Turk, ai shihet duke u ngritur nga punonjësit e shpëtimit, të cilët më pas i përqafon dhe kap duart me të.

Të dielën, një grua 55-vjeçare u nxor nga rrënojat pas 159 orësh, ndërsa një grua 85-vjeçare u shpëtua pas 152 orësh e bllokuar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.