Tërmeti/ Mbi 5 200 të vdekur në Turqi dhe Siri

Më shumë se 5200 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të mbrëmjes së djeshme.

Në Turqi, deri më tani janë regjistruar 3,549 viktima, konfirmoi më herët presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Në Siri, dy shifra janë publikuar – një për zonat e kontrolluara nga qeveria dhe një tjetër për rajonet e kontrolluara nga opozita.

Gjithsej 812 njerëz kanë vdekur në zonat qeveritare dhe 900 kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Në të dyja vendet vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e personave të mbetur nën rrënoja teksa kanë kaluar më shumë se 36 orë pas goditjes së tërmetit fillestar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.