Tërmet në Fier, lëkundjet ndihen edhe në Vlorë e Lushnje

Miks Albania

Lëkundje tërmeti në Fier janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në fshatin Çifçi të Fierit, në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetin e Lushnjes e Vlorës, si dhe në zona të tjera përreth.

Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.