“Tërbohet” moti në Shqipëri, stuhia e shiut pezullon uljen e avionëve në Rinas

Miks Albania

Pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga moti i keq mbrëmjen e sotme, ku era e fortë e shoqëruar me stuhi shiu ka shkaktuar dëme të shumta.

Përveç bllokimit të rrugëve, rrëzimit të pemëve dhe përmbytjeve, stuhia ka detyruar edhe dy avionë që të mos ulen në Tiranë.

Fluturimi i “Transavia” nga Amsterdami në Tirane u ul në Brindisi, kurse avioni i “RyanAir” nga Parisi ne Tiranë u ul në Dubrovnik.

Fluturimi i “Transavia” Lyon-Tiranë u ul në Brindisi, kurse fluturimi i “WizzAir” Memmingen-Tiranë u ul në Bari.

Fluturimi i “RyanAir” Edinburgh-Tiranë u ul në Dubrovnik.

Fluturimet përkuan me kulmin e stuhisë në Tiranë.

Ndërkohë disa fluturime të tjera priten për minuta të tjera në ajër deri në përmirësimin e kushteve të motit duke u ulur pas asnjë problem.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.